Kandidati i LSDM-së dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski, mbrëmë ka mbajtur tubim në Gjevgjeli ku u pyet edhe për Marrëveshjen e Prespës. Pendarovski theksoi se nëse anulohet ajo, vendi nuk do të jetë pjesë e NATO-s.
“Ky është aventurizëm i rrezikshëm. Pra, për 30 vjet, të gjitha garniturat politike jo rastësisht po përpiqeshin të na futnin në NATO për të marrë një dokument për sigurinë tonë në shekuj”.
“Anulimi i Prespës, nëse vërtet e mendon këtë, është marrëzia dhe tragjedia më e madhe politike në të njëjtën kohë, sepse do të mbetemi krejtësisht të vetëm”, theksoi Pendarovski.