Fjala hapi fushatën zgjedhore pa tubime me qytetarë

Subjekti politik Fjala, hapi fushatën zgjedhore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me ç’rast aty foli kryetari i kësaj partie, Gëzim Kelmendi.

Kelmendi tha se subjekti që ai udhëheq do të zhvillojë fushatën ndryshe nga partitë e tjera, e siç tha ai, duke mos organizuar tubime me qytetarë.

Kjo për arsye se, siç tha Kelmendi, “qytetarët janë lodhur nga tubime të tilla me premtime boshe”, raporton KP.

Në hapje të fushatës u tha se kandidatët e Fjalës do të takohen me qytetarët në mënyra të përveçme, ku secili prej tyre do të takojë qytetarë të rastit.

Sipas Kelmendit, “Fjala në programin e saj ka tri pika kryesore që njëherit janë edhe gjithëpërfshirëse, e ato janë: zhvillimi ekonomik, sundimi i drejtësisë si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Ndryshe, Fjala në këto zgjedhje do të garojë me 110 kandidatë, ekspertë dhe magjistra të fushave të ndryshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme