Fjalori i kryeministri Mustafa gjatë 2016-ës në Facebook: Gomar, pulë deti, rrugaç …

Rrjeti social Facebook sot po shërben që zyrtarët e lartë të vendit, por jo vetëm, të shkruaj qëndrimet e tyre rreth një dukurie të caktuar, por edhe t’i kundërpërgjigjen kundërshtarëve.

 

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa pas një kohe që ishte largua nga rrejti social Facebook, me pretendimin e “rritjes së numrit të sulmeve ndaj llogarisë”, u deaktivizua.

Mirëpo para se të deaktivizonte këtë llogari, Mustafa pati një debat të ashpër me akademikun, Isa Qosja, i cili edhe është cilësuar si “fajtorë” që Kryeministri mbylli Facebook-un, shkruan lajmi.net.

Ishte 4 shkurti i 2015-ës, kur i pari i qeverisë i kishte marrë të gjitha masat e sigurisë për të mos u “sulmuar” më dhe iu rikthye sërish Facebook-ut, ku gjuha e tij shprehëse nuk ishte përmirësuar nga ajo që dikur përdori.

Fjalori i akademikut që përfaqëson dhe udhëheq qeverinë e vendit shpesh herë ka eskaluar dhe është rënduar në drejtim të atyre që e “ngacmuan”.

Kryeministri pati edhe fyerje në baza gjinore. Në një shkrim që i pari i qeverisë bëri në faqen e tij zyrtare në Facebook u vlerësuar fyes për gratë veprimtarinë e së cilave e quajti kullotje.

“… janë disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi, e mos po i braktisin burrat e tyre e po shkojnë në Kore të Veriut (sepse as Kuba nuk i pranon), apo disa OJQ-ista nacionalist, mos po turren nga Lindja”, ishte postimi i Mustafës në Facebook drejtuar grave.

Për këtë pati reagime të shumta si nga deputetet e Kuvendit të Kosovës ashtu edhe nga analistët të cilët tanë se “kryeministri duhet ta kontrollojë vetëm”.

Mustafa nuk kishte “problem” vetëm më gratë pasi ai vazhdojë t’i “ngacmojë” edhe burrat.

“Viktima” e radhës e kryeministrit ishte deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilën e quajti gomarë të Zajednicës. Por kjo ishte përgjigje ndaj këtij të fundit i cili kishte thënë se po të kishte shtet ligjor, do të duhej të ishte në burg Isa Mustafaj, ndërsa kishte përmendur edhe “Zajednicën” (Asociacionin e Komunave serbe) të cilën – sipas Kurti – e ka mundësuar “Zajednica (bashkimi) i vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës”.

“Të drejtohet nga unë UKSHI se e ka humbur rrugën”, ka shkruar Mustafa për Kurtin.

Zinxhiri i postimeve të Kryeministrit vazhdojë, gjuha e tij e pasuroi më me shumë banalitet në drejtim të kundërshtarëve të tij.

“Bile ishin shërbyer edhe me prapanicën e kalit. Ata mund t’i fryejnë kësaj prapancie natë e ditë”, ishte një tjetër postimi i Mustafës.

Shprehje që nuk përputhen me pozitën e tij Mustafa përdori shpesh, bile ai përdori edhe “mesele” në drejtim të kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit, shkruan lajmi.net.

“Sot u pa se me çfarë sjellje dhe arsyetime të të paditurëve, krerët e Prishtinës e prolonguan për një vit marrjen e përgjegjësisë për trafikun urban. Për të tillët malësorja kishte me thënë: “Me konë leht me majte shpi, Kola jem i kishte mbajte dy”, ishte postimi i kryeministrit.

Postimi i fundit i Mustafës është replikë ndaj deklaratës së Pal Lekajt, i cili tha, se “kryeministri i Kosovës po sillet si pulë e detit që nuk i dëgjohet zëri”.

Ndaj këtyre akuzave Mustafa ka thënë se “deklaratat e Gjuriqit janë nivel i Pal Lekajt dhe që të dy shërbehen me gjuhë rrugaçësh”.

Fyerjet dhe fjalori që u përdor gjatë 2016-ës nga liderët e partive dhe institucioneve në Kosovë, u cilësuar jo vetëm papjekurinë politike por edhe mungesën e kulturës së komunikimit normal në diskursin publik.