Në Rrugën “Avdulla Presheva “ në Gjilan dje ka marrë flakë një shtëpi.
Policia ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale me ankuesen femër K-Shqiptare –bashkëshorten e tij i ka vënë flaken rrobave të shtëpisë dhe shtëpia merr flakë në njërën prej dhomave të saj.
Zjarri është lokalizuar, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Rasti është proceduar për zjarrvënie.