Fjolla Morina e humb “nënën” e saj të dytë.
Këngëtarja Fjolla Morina ka humbur një njeri të shtrenjtë për të.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram. Në një story Fjolla shkruan:
“Zemra ime. Kurrë në jetë nuk kisha dashur ta bëj këtë postim për ty, kështu siç po e bëj sot. Po Zoti e paska shkruar kështu. Zoti te shpërbleftë në lule të parajsës.”
Në postimin pasues Fjolla shkruan se personi që ka humbur ka qenë si nënë e dytë për të dhe se nuk do t’i harrojë kujtimet që kanë bashkë.
“Zemrën ma theve. Ke qenë nëna ime e dytë dhe kurrë nuk do t’i harroj kujtimet e mira me ty.”- shkruan Fjolla.
Kujtojmë se Fjolla Morina ka hedhur pas lidhjen e saj me Fisnik Sylën dhe është më e dashuruar se kurrë.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram.
Fjolla publikoi disa imazhe ku duket një buqetë e madhe në formë zemre me trëndafila të kuq dhe shkronjën ‘F’.
Më herët, Fisniku ish-bashkëshorti i Fjollës postoi një video në TikTok ku dukej në një klub nate, nën shoqërinë e disa vajzave. Interesant ishte përshkrimi që i kishte bërë videos në fjalë: “E bukur është si ruse.”
Menjëherë pas kësaj biznesmeni konfirmoi lidhjen e re duke u shprehur: “Është një vajzë e showbiz-it, por që identiteti i saj preferoj të mbetet sekret edhe për pak kohë.”
Kjo deklaratë e tij erdhi fill pas një story që ndau Fjolla Morina , ku dukej në spital duke marrë serum.