Flakët nga Kosova përhapen në Maqedoninë e Veriut, zjarrfikësit në terren

Gazetar: Avni Tahiri

Lufta me gjithsej 41 vatra të zjarrit në 24 orët e fundit ka vazhduar në disa zona, ndërsa ajo më e vështira u zhvillua në Shtip ku zjarrfikësit kanë parandaluar që zjarri të përfshijë disa shtëpi.

Gjashtë vatra aktive vazhdojnë të monitorohen në komunën e Strugës, Në fshatin Kopanicë të Komunës së Sarajit, në pyllin e fshatit Paligrad të Komunës së Studeniçanit, në komunën e Kercovës dhe në fshatin Graçan të Komunës së  Gjorçe Petrovit.

Sipas Drejtorit të Drejtorisë Për Mbrojtje dhe Shpëtim, situata me zjarret e hapura në nivel shtetëror edhe më tej është alarmante.

“Gjatë mbrëmjes nga ana e Kosovës hyri zjarri në territorin e vendit tonë në territorin e fshatit Graçan me linjë zjarri rreth pesë kilometra, në vend janë zjarrfikësit e Shkupit dhe ekipet për mbrojtje dhe shpëtim ku mundohen të vendosin kontroll që të mos vije deri në rrezikimin e fshatrave përreth ndërsa aroma e zjarrit ndjehet në pjesë të Shkupit.tha Stojançe Angelov – Drejtor i Drejtorisë Për Mbrojtje dhe Shpëtim

Një nga vatrat e zjarrit më të rënda për shuarje sipas Angelov, është zjarri në territorin e ndërmjet komunës së Strugës dhe komunës së Dibrës.

”Një nga zjarret më të rënda për shuarje është zjarri në territorin e ndërmjet komunës së Strugës dhe komunës së Dibrës, në territorin e fshatit Llukovë dhe fshatit Burinec. Për shkak të rrezikut që ky zjarr të arrije afër fshatrave që herët në mëngjes atje u dërgua një helikopter i armatës i cili ndërhyn që nga mëngjesi. Shpresoj që zjarrfikësit e Strugës do të vendosin kontroll së paku në drejtimin e fshatrave që të mos vije deri tek rrezikimi i tyre.”tha Stojançe Angelov – Drejtor i Drejtorisë Për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Vatrat tjera aktive sipas Angelov, nuk janë në nivel të rrezikut të madh. Sipas sinoptike në ditët në vijim pritet të ketë ndryshim gradual të motit, me ulje të temperaturave me çka pritet të ulët edhe rreziku për vatra të reja zjarresh. /Alsat.mk

The post Flakët nga Kosova përhapen në Maqedoninë e Veriut, zjarrfikësit në terren appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme