Paralelja e pestë në “Penko”, vendimi pritet deri të premten

Gazetare: Ilirida Sulejmani

Pavarësisht paralajmërimit se në “Penko” do të pranohen vetëm nxënës nga Komuna e Çairit që kanë vëllezër apo motra që ndjekin mësimin në këtë shkollë, disa prindër as sot nuk morën përgjigje nëse fëmijët e tyre do të pranohen apo jo. Madje nga frika se mund të mbeten pa u regjistruar, disa nga prindërit thonë se janë detyruar që t’i regjistrojnë në Shkollë tjetër.

Prindërit nuk pranuan të flisnin para kamerës. Ata thanë se përgjegjësit e Shkollës u kanë premtuar se çështja do të zgjidhet deri të premten. Prindërit kërkojnë rishqyrtimin e vendimit për mbylljen e paraleles së pestë në gjuhën shqipe dhe një zgjidhje sa më të shpejtë, në mënyrë që çdo fëmijë ta ushtrojë të drejtën për arsim në gjuhën amtare.

“Sipas informacioneve të siguruara nga Alsat, kërkesa për mbylljen e paraleles së pestë në gjuhën shqipe, është bërë që nga muaji maj, ende pa u ditur saktë numri i nxënësve të cilët do të pranoheshin në klasë të parë. Gjithashtu gjatë gjithë kësaj periudhe, prindërit janë mbajtur në pritje dhe u është thënë që, fëmijët e tyre do të sistemohen në shtator, madje, si vendim përfundimtar, pritet të marrin ditën e premte nëse fëmijët e tyre do të pranohen në këtë shkollë ose jo, por as kjo ende nuk është e sigurt.” – Ilirida Sulejmani, Gazetare.

Madje, disa nxënës që kishin vëllezër ose motra në këtë shkollë, nuk ju është lejuar të hyjnë në ditën e parë të mësimit, duke humbur kështu mundësinë që ta nisin vitin shkollor së bashku me bashkëmoshatarët e tyre.

Me vendim të Komunës së Butelit dhe Ministrisë së Arsimit, në “Penko” do të pranohen vetëm nxënës nga komuna e Çairit që kanë motra apo vëllezër që mësojnë në këtë shkollë. Kjo do të thotë se ata prindër që duan të regjistrojnë fëmijën e tyre të parë, nuk do të pranohen. Klasat e para në gjuhën shqipe përsëri do të ngelen sipas vendimit paraprak me katër paralele dhe nuk rikthehet paralelja e pestë. 

“Në shkollën “Penko” do të ketë katër paralele në gjuhën shqipe dhe një paralele në gjuhën maqedonase për fëmijët e komunës së Butelit. Përjashtim do të bëhet për ato fëmijë të cilët, në atë shkollë u mësojnë vëllezërit apo motrat më të vjetër prej tyre.” – Vesna Janevska, Ministre e Arsimit.

Në Shkollën Petar Zdravkovski Penko, paralelet maqedonase nga klasa e dytë deri në të nëntën, kryesisht kanë nga 16 nxënës të ndara në dy klasa. Ka klasa madje me vetëm 5 apo 8 nxënës, por nuk është mbyllur asnjë paralele. Nga ana tjetër, klasat me mësim në shqip, do të jenë të mbushura me nga 24-25 nxënës. / Alsat.mk

The post Paralelja e pestë në “Penko”, vendimi pritet deri të premten appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme