Flasin komedianët rusë që e futën në kurth Haradinajn: Ai mundohet të paraqitet diplomat dhe i dashur

Dy komedianët rusë, Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexei Stolyarov (Lexus), para disa javëve e kanë vënë në lajthitje kryeministrin në largim të Kosovës, Ramush Haradinajn. Por pas disa javëve, humoristët rus janë deklaruar për bisedat që ata i kanë pasur mne lider të ndryshëm shtetëror. Për Haradinajn janë shprehur se mundohet ta jep përshtypjen e një politikani të dashur dhe diplomat, mirëpo pa sukses.

“Haradinaj mundohet të të jep përshtypjen e një politikani diplomat dhe të dashur, mirëpo pa sukses”, thuhet në deklaratën e tyre dhënë për njërën nga mediat serbe.

Ata kanë folur edhe për kurthet e ngritura për kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, por edhe për liderë tjerë të vendeve evropiane.

“Kryeministri Zaev është me të vërtetë i pa arritshëm: asnjë politikan para tij nuk kemi arritur që të tallim në këtë mënyrë, pothuajse një vit rresht – janë shprehur komedianët rus

Tutje për Makronin kanë deklaruar se është njeri i mirë.

Për kryetarin e vetëshpallur të Venezuelës, komedianët rus janë shprehur se nuk u ka lënë përshtypje se është një njeri i mirë.

E javë me parë Televizioni ‘Russia 24’ sot publikoi një pjesë të bisedës mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe komedianëve rus,  Biseda mes Haradinajt dhe dy komedianëve ishte bërë në muajin prill.

Njëri nga komedianët ishte prezantuar si kryeministri i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Poroshenko ‘fals’ i kërkon kryeministrit të Kosovës që ta përkrah në zgjedhjet elektorale. Komediani i thotë Haradinajt që të bëjë një status në Tëitter.

Përveç, Poroshenkos, Haradinaj e mbështet edhe ‘Kryeministrin e ardhshëm fiktiv’, Vovan Lexus. Ky emër është kombinim i nofkave të dy komedianëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme