Flasin mjekët: Gruas së ministrit Stavileci i është thyer hunda

Kur kanë kaluar më shumë se një orë nga sulmi ndaj gruas së ministrit, Blerand Stavileci, kanë folur edhe mjekët nga QKUK, ku edhe aktualisht po qëndron e lënduara.

Mjekët kanë bërë të ditur se gjendja e Vitore Stavilecit është e mirë, por kanë treguar se ka marrë lëndime në fytyrë, shkruan gazetametro.net.

‘Ka thyerje të kockës së hundës dhe lëndim të syrit të djathtë, të shoqëruar me plagë dhe gërvishje të vogla’ ka thënë mjeku.
Ndërkaq, mjekët bën të ditur se Vitore Stavileci do të lirohet sot nga QKUK’ja, për ta vazhduar mjekimin në shtëpi. Ata kanë sqaruar se gruaja e ministrit është jashtë rrezikut për jetën.

Ndryshe, Vitore Stavileci u sulmua sot nga dy persona në lagjen Veternik, për të cilët PDK’ja akuzoi Vetëvendosjen se janë aktivistë të tyre, por të cilën gjë e kishin mohuar vetë VV-ja. Të njëjtët më pas kishin thënë se pas deklaratave të PDK’së, ky mund të jetë një rast i inskenuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme