Flet deshmori i gjallë i UÇK-së!

Menjëherë pas publikimit të lajmit “Dëshmori i gjallë i UÇK-së”, që tregon për ish-pjesëtarin e UÇK-së të përshkruar si të vrarë në luftë dhe që në realitet ai është ende i gjallë, ka reaguar edhe vet Skënder Gjeli, personi për të cilin bëhet fjalë.Ish-pjesëtari i UÇK-së, Skënder Gjeli ka thënë se është në dijeni lidhur me atë që është thënë në libër, dhe ka theksuar se ky gabim që është bërë duhet të ndryshohet, për arsye se historisë duhet ti lihet vetëm e vërteta, shkruan Infokusi.comSkënder Gjeli ka thënë se në betejën e përshkruar nga autori Hamdi Thaçi, në librin “Drenica Djep i UÇK- së, Batalioni l i brigadës 114, Fehmi Lladrovci”, në të vërtetë kanë mbet të vrarë Rexhep Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli, dhe jo ai.

“Në këtë luftim kanë mbetur të vdekur Rexhep Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli, dhe jo unë, unë jam i gjallë, mirëpo përkundër që ka mund të jetë gabim, autori është dashtë të pyes dikë dhe jo ta shkruaj ashtu pa e pyetur askënd”, ka thënë Skënder Gjeli.Gjeli tutje ka shtuar se ka vërejtje të mëdha mbi librin, ngase askund nuk është përmendur veprimtaria e tij dhe kontributi që ka dhënë gjatë luftës, mirëpo është përshkruar si i vrarë.“Historia nuk shkruhet prej shpatit, është normale që të mos njihen të gjithë njerëzit që kanë luftuar gjatë luftës, mirëpo mospërfshirja e dikujt ose mundin e dikujt me ja shkru dikujt tjetër është gjynah”, ka theksuar Gjeli.Për në fund Gjeli ka thënë se autori është dashur që të bisedoj me ish-pjesëtarë të UCK-së dhe ata t’i tregojnë më për së afër për luftën dhe ngjarjet që ata kanë kaluar, dhe jo duke mos u bazuar në asnjë fakt.Kujtojmë që Skënder Gjeli nuk është personi i vetëm që ka reaguar dhe ka treguar se në këtë libër ka të thëna që nuk qëndrojnë në realitet. Ditë më parë patën reaguar edhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së të cilët kundërshtuan ashpër librin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme