S’tërhiqet AAK

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, janë shprehur të palëkundur sa i përket iniciativës për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Ata kanë thënë se nënshkrimet e hedhura për zhbërjen e kësaj Gjykate, nuk do t’i tërheqin asnjëherë.

Rasim Selmanaj ka deklaruar për ‘Gazeta Blic’, se pavarësisht se kush i kërkon që të tërheq nënshkrimin e tij për gjykatën Speciale, ai nuk do ta tërheq.

“Kush do që kërkon që të tërheq  nënshkrimin unë personalisht nuk e tërheq, sepse jam kundër kësaj gjykate, kundër formatit të kësaj gjykatë, e cila është e njëanshme dhe një etnike, e cila dëshiron t’i ndëshkoj në thojza vetëm krimet e pretenduara të shqiptarëve e jo gjenocidin e Serbisë në Kosovë”, theksoi Selmanaj për ‘Gazeta Blic’.

Deputeti tutje ka thënë se Gjykata Speciale duhet të zhbëhet, dhe të krijohet një Gjykatë e re në Prishtinë.

“Kjo Gjykatë duhet të zhbëhet dhe të krijohet një Gjykate re me seli në Prishtinë, edhe që do të trajtohen të gjitha krimet që kanë ndodhur gjatë luftës, fillimisht nga Serbia e më pas këto që po pretendohet”, tha ai.

Në fotografi: Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj

I vendosur rreth iniciativës për zhbërjen e kësaj Gjykate është shprehur edhe deputeti tjetër i Aleancës Shkumbin Demalija. Ai  pohoi për ‘Gazeta Blic’ se edhe nëse gjithë Aleanca e tërheq nënshkrimin, ky nuk do të tërhiqet nga kjo iniciativë, ai shtoi se ka qenë plotësisht i vendosur kur ka hedhur nënshkrimin.

“Edhe nëse gjithë Aleanca i tërheq nënshkrimet, unë nuk do ta tërheq, sepse e kam vendosur nënshkrimin me vetëdije të plotë, e di çka veproj dhe kam përgjegjësi të plotë para qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Demalija shtoi më tej, se është shkelje e drejtësisë të ndërhyhet tek deputetët, sepse deputetët kanë të drejtë të ndryshojnë ligje, të sjellin ligje, po ashtu edhe kushtetutën.

“Askush nuk mundet të ndërhy në një shtet demokratik, është e drejtë e deputetëve të sjellin ligje të ndryshojnë, por edhe kushtetutën. Deputetët e zgjedhin edhe qeverinë edhe presidentin, ndërhyrja në demokraci është e panevojshme është shkelje e demokracisë në secilin vend”, ka përfunduar deklaratën Demaliaj.

Në fotografi: Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj

Kujtojmë, që janë 43 deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët kanë marrë iniciativën që të zhbëhet kjo gjykatë. Iniciativa e këtyre deputetëve është kundërshtuar ashpër nga shtetet e QUINT-it.

Pavarësisht kësaj, presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë pohuar se Gjykata Speciale është e dëmshme për Kosovën dhe duhet të zhbëhet./GazetaBlic./

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme