Drenusha Latifi ka folur sërish për hyrjen e Atilla Kardesh në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka deklaruar se nuk ndjehet absolutisht e kërcënuar me prezencën e tij brenda shtëpisë, porse ka pritur një kërkim falje nga ai.
“Unë në shtëpinë e Big Brother, nuk ndjehem absolutisht e kërcënuar prej ish-partnerit tim apo babës së fëmijëve të mi. Unë nashta e kom këqyrë me një sy tjetër, kom mendu që ka ardhë me kërku falje”, ka deklaruar Drenusha.
“Prezenca e tij si individ, mua këtu nuk më shkakton absolutisht frikë, pasi e di se Big Brother e ka atë fuqi që nuk i toleron këto gjera, por edhe unë vet si Drenushë, nuk ndihem absolutisht e kërcënuar apo e abuzuar në mënyrë psikike”.
“Përkundrazi, unë e kam parë në një tunel një pikë të bardhë, më në fund, që ka shpresë për një kërkimfalje prej anës së tij që më ka munguar shumë dhe e kam pasur shumë të nevojshme për sa i përket raportit me fëmijët tanë. Absolutisht kurrgjë më tepër”, tha Drenusha.
“Na jemi në një proces për kujdestarinë e fëmijëve, sepse unë me të nuk kom mujt me gjet një bashkëpunim për sa i përket fëmijëve. Për ato që ka ndodh më përpara në shtetin e Suedisë, atje merret tjetërkush edhe s’ka të bëjë kurrgjë me këtë pjesë. Veç kërkimfalja kish mujt nashta atë pjesën e hidhërimit me ma zbut”, ka potencuar mes tjerash Drenusha.