Flet Fadil Lepaja, tregon se a e kishte rekrutuar në SHIK Glauk Konjufcën

I apostrofuar në fjalimin e deputetit të PSD-së, Dardan Molliqaj, si rekrutues në SHIK i deputetit të VV-së, Glauk Konjufca, tani ka reaguar edhe Fadil Lepaja.
Ky i fundit sipas Molliqajt e kishte rekrutuar Glauk Konjufcën në Shërbimin Informativ të Kosovës, teksa deputeti i VV-së sipas Molliqajt aty kishte pagë 150 marka dhe punonte në sektorin e përpunimit të të dhënave.

E përmes një postimi në Facebook, Lepaja ka thënë se kurrë në jetën e tij nuk ka qenë pjesë e SHIK-ut.

Ai thotë se as nuk do të përfshihet në debate të tilla.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sapo mora vesh, për veten time, gjëra të cilat nuk i kam ditur! Pas interesimit të gazetarëve rreth (pa)vërtetësisë së deklaratave në Kuvendin e Kosovës,, dhe për të i kursyer nga lodhja gjithë të interesuarit, po e shfrytëzoj profilin tim, të deklarohem rreth kësaj “çështjeje”:

“Me përgjegjësi të plotë penale, dhe morale, deklaroj se kurrë në jetën time, nuk kam qenë pjesëtar as bahkëpunëtor, me vetije, e besoj as pa vetëdije, i Shërbimit Informativ të Kosovës. ”
Më vjen keq që emri im qenka keqpërdorë në debate, në të cilat nuk kam interes dhe e kam nën dinjitet të përfshihem.

Ju falënderoj për mirëkuptim!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme