Flet fotografja e fotografisë ikonë të luftës në Kosovë që i solli çmimin e tretë Pulitzer

Kur u zgjua vullkani në Kolumbi më 1985 dhe mbyti mbi 20,000 njerëz, Carol Guzy mori rrugën e gjatë nëpër baltë për të shkrepur imazhet e tragjedisë. Kjo përpjekje ia solli asaj dhe kolegëve në “Miami Herald” çmimin e parë Pulitzer për fotografi, raporton “CBS News”.

Rreth 10 vjet më vonë kur trupat ushtarake amerikane hynë në ishullin e rrënuar të Haitit, imazhet e Guzyt për “Washington Post” sërish i sollën asaj dhe gazetës çmimin Pulitzer. Ajo kështu u bë personi i parë dhe i vetëm që fitoi katër çmime prestigjioze për gazetari.

E rritur e varfër në Pennsylvania, Guzy nuk e kishte idenë se çfarë do të thoshte të ishte foto-gazetare dhe, në kërkim të një karriere stabile, ajo studio për infermiere. Kur një mik i dha një foto-aparat, ajo e gjeti qëllimin e jetës.

Ajo udhëtoi përreth globit, në kërkim të dritës gjatë tragjedive të errëta. Disa prej fotografive të saja fituese të Pulitzerit janë bërë ikonë, transmeton Koha.net.

Për të shkrepur këto momente të fuqishme, Guzy tenton të lidhet me njerëzit në fotografitë e saja për të imagjinuar vuajtjet e tyre.

Më 1999, kur me qindra mijëra shqiptarë etnikë po iknin nga dhuna në Kosovë, Guzy udhëtoi në kufi dhe shkrepi fotografi të shpresës dhe zemrës së thyer që i solli asaj dhe ekipit të saj Pulitzerin e tretë, por përvoja e bëri atë të thyhej emocionalisht.

“U ndjeva shumë fajtore pse kisha mundësi të hipja në aeroplan dhe të lija prapa shumë prej këtyre vendeve dhe… njerëzit kishin ngecur në realitetin e tyre shumë më përpara se të bëheshin lajme qendrore”, ka thënë Guzy. “Por mendoj se ju mësoheni të pajtoheni duke e kuptuar se është mision, dhe nuk është vetëm punë”, transmeton Koha.net.

Pas një periudhe pushimi, Guzy u kthye në detyrë dhe nisi udhëtimin nëpër botë për të mbuluar konflikte humanitare nga India në Etiopi dhe duke bërë miq gjatë gjithë kësaj rruge.

Një foto-tregim për një fëmijë me gjymtyrë të këputura nga Sierra Leone rezultoi me shumë kërkesa për adoptim, përfshi edhe një vajzë të quajtur Mamuna që u bë famulleshë e Guzyt. Dhe sërish, ajo u kthye në Haiti dhe kur vendi u shkund nga tërmeti më 2010, Guzy u shkund deri në themel.

“I doja njerëzit dhe e doja shpirtin dhe më dukej si shtëpia ime e dytë, dhe kur ndodhi tërmeti pothuajse më shkatërroi edhe mua”, thotë Guzy.

Mbulimi që Guzy i kishte bërë përpjekjeve për ringjallje në Haiti i kishte sjellë asaj dhe kolegëve të saj një çmim të katërt historik Pulitzer. Fotografitë e saj tani rrinë të varura përkrah qindra imazheve fituese të Pulitzerit në Newseum.

Fotografitë janë testament i fuqisë së imazhit për të ndryshuar historinë. Fotografi si ajo e Kevin Carterit e vitit 1993 e një vajze zorrëtharë nga Sudani apo ajo e William Beallit e vitit 1957 e një polici duke folur me një djalosh të ri.

Për një gazetar, të fitosh një çmim Pulitzer është nder i madh.

Çmimet Pulitzer për vitin 2016 janë ndarë sonte dhe kjo është lista:

Shërbimi publik: Stafi i New York Daily News dhe ProPublica

Raportimi për Lajm të Fundit: Stafi i “East Bay Times”

Raportim investigativ: Eric Eyre nga “Charleston Gazette-Mail”

Raportim sqarues: “The Panama Papers”, nga “International Consortium of Investigative Journalists”, “McClatchy” dhe “Miami Herald”

Raportim lokal: Stafi i “The Salt Lake Tribune”

Raportim nacional: David Fahrenthold, “The Washington Post”

Raportim ndërkombëtar: Stafi i “The New York Times”

Reportazh: C.J. Chivers nga “The New York Times”

Koment: Peggy Noonan, “The Wall Street Journal”

Kritikë: Hilton Als, “The New Yorker”

Shkrim redaktorial: Art Cullen, “The Storm Lake Times”

Karikaturë redaktoriale: Jim Morin, “Miami Herald”

Fotografi e Lajmit të Fundit: Daniel Berehulak, “The New York Times”

Fotografi reportazhi: E. Jason Wambsgans, “Chicago Tribune”

Letra, drama dhe muzikë

Fantazi: “The Underground Railroad” nga Colson Whitehead

Dramë: “Sweat” nga by Lynn Nottage

Histori: “Blood in the Water: The Attica Prison Uprising of 1971 and Its Legacy” nga Heather Ann Thompson

Biografi apo autobiografi: “The Return” nga Hisham Matar

Poezi: “Olio” nga Tyehimba Jess

Jo-fantazi e përgjithshme: “Evicted: Poverty and Profit in the American City” nga Matthew Desmond

Muzikë: “Angel’s Bone” nga Du Yun

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme