Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas balotazhit të djeshëm në Kosovë ka thënë se fitorja e Listës Serbe është e popullit serb, por edhe një fitore e cila vazhdon politikën e mençur prej një burrë shteti si Aleksandar Vuçiq.
Sipas tij pavarësisht nga qëllimet e individëve për të ndikuar në zgjedhjet e kryetarëve të komunave me shumicë serbe, populli serb ka zgjedhur ata për katër vitet e ardhshme./Indeksonline/