Flet Pacolli: Ja çka thotë për “bashkimin” e AKR-së me PAN-in!

Rrahim Pacolli nga Aleanca Kosova e Re në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka theksuar se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli nuk i ka thënë po Koalicionit PAN.

Sipas Pacollit këto lajme janë të pa vërteta.

“Nuk ka asgjë të vërtetë, këto janë fjalë të mediave”, tha ai shkurt.

E në anën tjetër, këshilltari i Behgjet Pacollit Jetlir Zymberi, në një deklaratë për Gazeta Blic, ka thënë që nuk është i informuar që është arritur ndonjë marrëveshje mes AKR-së dhe koalicionit PAN.

“Nuk kam asnjë informacion rreth kësaj, jam jashtë vendi” , u shpreh Zymberaj.

Ndërkohë Gazeta Blic nga burime të saj brenda koalicionit PAN, ka marrë vesh se është arritur një marrëveshje ndërmjet kreut të AKR-së Behgjet Pacollit dhe koalicionit PAN.

Sipas këtij burimi, Behgjet Pacolli do të bëhet ministër i Punëve të Jashtme/GazetaBlic.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme