Flet vëllai i sapodalë nga burgu i Erdgys Arrazi: E pavërtetë dhuna e tradhtia, nusja është trajtuar me ilaçe për depresionin

Edison Arrazi, vëllai i Erdgys Arrazi, 3 ditë pasi ka dalë nga burgu lidhur me kultivimin e bimëve narkotike, ka folur mbi ngjarjen tragjike të kësaj familje, duke mohuar prezencën e dhunës e të tradhtisë, si dhe u shpreh se Alma konsumonte ilaçe për trajtimin e depresionit.


Ai u bëri thirrje të gjithëve që të mos nxitojnë në përfundime, e t’i lihet e vërteta në dorë të autoritetëve.

“. Unë dua ti bëj thirrje të gjithëve që të mos nguten dhe të na lënë kohë që të dalë e vërteta e ngjarjes.”- u shpreh Edison Arrazi.

Vëllai tha se jetonin në të njëjtën shtëpi, dhe akuzat e ushtrimit të dhunës nga Erdgys Arrazi janë të pavërteta, ashtu sikurse dhe ajo e tradhtisë.

“Sipas tij, nëse dhuna do ishte e pranishme do ishte denoncuar të paktën një herë nga viktima, ose do ishte paraqitur në shoqatat e mbrojtjes për të gjetur zgjidhje.
“Është e pavërtetë se vëllai ka ushtruar dhunë psikologjike apo fizike ndaj nuses tonë të shtëpisë. Ne pas ngjarjes së rëndë kemi bërë katër arkivola dhe nusen do ta përcjellim bashkë me të tre fëmijët. Ajo ka qenë nusja jonë dhe ne e kemi dashur dhe respektuar. Sa i përket ngjarjes nuk është e vërtetë se vëllai e ka dhunuar. Vëllai dhe nusja kanë shkuar shumë mirë dhe nuk kanë patur probleme siç po akuzohet gjithandej. Faktet janë gjithandej se nuk është dhunues vëllai im sepse e njohin të gjithë. Ne kemi jetuar në një shtëpi së bashku dhe nëse ka patur dhunë të paktën njëherë do e kishte denoncuar ose do kishte trokitur në dyert e ndonjë shoqata ose do e kishte gjetur një zgjidhje. Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë. Në dijeninë time nuk di të ketë patur lidhje jashtëmartesore.- u shpreh ai

Duket se Edison Arrazi, “rëndon fajin” e kësaj ngjarje tragjike mbi nusen e vëllait, pasi sipas tij ajo konsumonte ilaçe kundër depresionit.
Nusja është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin. Nuk është se ka qenë në një gjendje të rënduar por herë pas herë ka marrë ilaçe.- tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme