Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se është informuar zyrtartisht për fletarrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të Njësisë Speciale, Besart Ahmeti.
Sveçla ka thënë se nga Rusia nuk pritet asgjë mirë, por siç është shprehur ai, kjo nuk është brengë e tij e as e Ahmetit.
Me lëshimin e këtij fletarrestimi, Rusia ka kërkuar që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it. /KSP
© KOHA