Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Flora Brovina e cila shkaktoi skandal me një foto pornografike, nuk ka marr maksimumin e votave në Këshillin Drejtues të partisë.
Brovina nga bashkë partiakët e tij, gjithsej ka marr 303 vota, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndërsa gruaja më votuar e PDK-së, ka dal deputetja, Blerta Deliu-Kodra, në konventën e nëntë të partisë e cila është mbajtur gjatë ditës së djeshme.
Kurse deputetja Brovina e cila në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga shefi i tij, Kadri Veseli për themelimin e Gjykatës Ndërkombëtare kundër krimeve të serbeve gjatë luftës në Kosovë, kishte prezantuar një foto ku pretendonte se dy ushtarë serbë dhunonin një grua kosovare gjatë luftës.
Mirëpo foton të cilën e kishte publikuar, Brovina kishte qenë skenë e një filmi pornografik, gjë që e kishte vërtetuar edhe Prokuroria Speciale e Kosovës.
Në konventën e nëntë të PDK-së e cila është mbajtur dje, anëtari më i votuar i partisë ka dal, Uran Ismaili. Ai ka marrë gjithsej 461 vota. Pas tij renditën, Bajrush Xhemajli me 458 vota, Hajredin Kuçi 453 vota, dhe kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë dhe ministri i Financave, Bedri Hamza me 433 vota.
Por debakël në këto zgjedhje të brendshme të partisë ka pësuar i dyti i partisë, nënkryeatri i saj, Enver Hoxhaj. Ai ka arrit të mbledh vetëm 351 vota, më pak se Bajrush Xhemajli e Idriz Vehabi të cilët janë kryetar komunash nga radhët e PDK-së.
Teksa anëtari me më së paku vota është Xhavit Gubetini me 97 vota.
Kadri Veseli është ri-zgjedhur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Zgjedhja e tij për numrin një të PDK-së, është bërë gjatë ditës së djeshme në Konventën e 9- të të jashtëzakonshme zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë.