Gjilan, 1 mars – Ministria e Tregtisë ka ftuar komunat për aplikim për mbështetjen e zonave ekonomike.
Ministrja Hikmete Bajrami ka deklaruar në Gjilan se përkrahja e zonave ekonomike të licencuara për investimet kapitale ka alokuar një fond prej 1 milion e 500 mijë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas saj, të gjitha komunat e Kosovës, të cilat kanë zona ekonomike, do të mund të aplikojnë për thithjen e mjeteve deri më 3 mars të këtij viti. Pas kësaj date do të përcaktohet mbështetja financiare për çdo komunë.
“Aktualisht Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë përmes Agjencisë së investimeve dhe përkrahjen e ndërmarrjeve në Kosovë “KIESA” ka të hapur deri më 3.3.2017 shpalljen publike përmes së cilës ftohen të gjitha komunat në Kosovë që kanë zona ekonomike të licencuara të aplikojnë për mbështetje.
Shuma përfundimtare e mbështetjes financiare që do të ofrojë “MTI-KIESA” për secilën nga këto zonat ekonomike do të përcaktohet pas 3 marsit.
“MTI-KIESA” ka në dispozicion një buxhet prej 1 milion e 500 mijë eurosh për investime kapitale për infrastrukturën në zonat ekonomike të licencuara në Kosovë”, ka thënë ajo…
© KOHA.