Fond shtesë për Ballkanin në projektet infrastrukturore

Gjermania ka në plan t’i ndajë një fond shtesë Ballkanit Perëndimor për projektet infrastrukturore, të cilin do ta mbushnin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian shkruan sot Koha Ditore.

Fokus i veçantë do t’i kushtohet forcimit të lidhjeve mes Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë. Përfaqësues të shtetit gjerman edhe pse nuk e kanë quajtur plan “Marshall”, kanë thënë se krijimi i këtij fondi do të jetë ndihmesë e madhe. Ambasada gjermane në Prishtinë ka përmendur deklaratën e ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i cili ka propozuar krijimin e një fondi shtesë për projektet në infrastrukturë. Shtetet anëtare të BE-së, si dhe Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë (EFTA), sipas tyre, mund të kontribuojnë në fond si donatorë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme