Fondacioni “ALSAR” boton monografinë “Kullat e sahatit në Shqipëri”

Një trajtim monografik për historinë dhe arkitekturën e kullave të sahatit në vendin tonë u shtohet botimeve të Fondacionit “ALSAR”.

“Kullat e sahatit në Shqipëri”, me autorësinë e Dritan Çokut, sapo e ka parë dritën e botimit. Në mbi 400 faqe trajtohet historiku i këtyre kullave, rrethanat e ngritjes së tyre, tipologjia. Për çdo kullë sahati ka një trajtesë të veçantë.

Studimi i botuar është plot me ilustrime, fotografi, skica, të dhëna, e gjithçka tjetër që nevojitet për ta bërë atë të plotë.

Parathënia, hyrja, kreu i parë, “Historia e kullave të sahatit dhe rrethanat e krijimit të tyre në qytetet shqiptare”, kreu i dytë, “Tipologjia e kullave të sahatit në Shqipëri”, kreu i tretë, “Kulla sahati si krijime arkitektonike në lidhje me vendin ku u ndërtuan dhe si ndërtime me pajisje të veçanta”, kreu i katërt, “Kullat e sahatit në Shqipëri”, përfundimet, fjalori i termave të përdorur, shkurtesat dhe bibliografia, përbëjnë ndërtimin strukturor të botimit.
Monografia e botuar nga Fondacioni “ALSAR” paraqet interes për çdo lexues, të specializuarin dhe atë jo kështu.

“Kullat e sahatit në Shqipëri” është një titull që u jep ngjyrë dhe larmi botimeve të Fondacionit “ALSAR”.

 

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme