“Forbes”: Liqeni i Ohrit mrekullia e re e njohur nga UNESCO

Revista e njohur amerikane ”Forbes” ka publikuar listën e 29 trashëgimive botërore më të reja të cilat janë bërë pjesë e UNESCO-s.

Ndërmjet tyre është renditur edhe liqeni i Ohrit, i pranuar në UNESCO më 5 korrik 2019.

Në shkrimin e Cecilia Rodriguez liqeni i Ohrit, i ndarë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, njihet për tri vendbanime prehistorike.

”Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore e rajonit të Ohrit, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut: Pjesa e liqenit të Ohrit që ndodhet në Maqedoninë e Veriut dhe në zonën e thellë të saj, duke përfshirë edhe qytetin e Ohrit, si fillim është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 1979.

Tani ai është shtrirë në pjesën veriperëndimore të liqenit të Ohrit, Gadishulli i vogël i Linit dhe rripi i tokës përgjatë bregut që lidh gadishullin me kufirin maqedonas.

Gadishulli është vendi i rrënojave të një kishe të hershme të krishterë e themeluar në mes të shekullit VI. Në ujërat e cekët pranë brigjeve të liqenit, tri vende kanë dëshmuar praninë e banesave prehistorike.

Liqeni ofron strehim për lloje të shumta endemike të faunës dhe florës të ujërave të ëmbla që datojnë nga Periudha Terciare (66 milionë deri në 2,58 milionë vite më parë).

Sesioni i 43-të i UNESCO-s gjithashtu miratoi ‘Deklaratën e Baku’ për të theksuar nevojën për të rritur përpjekjet për ruajtjen dhe mbrojtjen efektive të monumenteve të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore dhe menaxhimin e tyre.

Ajo shprehu shqetësimin rreth shkatërrimit të monumenteve natyrore dhe kulturore në zonat e konflikteve të armatosura, kryerjes së gërmimeve të paligjshme arkeologjike, transportit të paligjshëm të pronës kulturore dhe shfrytëzimit të paligjshëm të burimeve kulturore.

Përcaktimi UNESCO do të thotë se vendet e zgjedhura tani mund të gëzojnë financim dhe mbrojtje më të mirë”, përfundon Rodrigues.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme