Fordi tërheq nga tregu 1.3 milionë modele Focus

Ford është duke tërhequr afër 1.3 milionë vetura të modelit Focus në SHBA, për shkak të problemit me sistemin e karburantit pas të cilit motori mund të fiket pa ndonjë paralajmërim.

Tërheqja është caktuar të ndodh nga 10 dhjetori dhe prek Focusat e prodhuar nga 2012-ta e deri në 2018-ën me motorët 2 litërsh me katër cilindra, transmeton koha.net.

Ford sugjeron pronarët e këtyre veturave që të mbajnë rezervuarin së paku gjysmë të mbushur derisa ata të rregullohen.

Kjo kompani ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë aksident apo lëndim të shkaktuar nga ky problem.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme