Formacionet zyrtare: PSG- Bayern Munich

Formacionet zyrtare: PSG dhe Bayerni në ndeshjen kryesore të mbrëmjes.

Në Parc des Princes, Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munichu zhvillojnë ndeshjen e parë të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Dy gjigantët i kryesojnë ligat respektive, me kamponin francez që ka arkëtuar 54 pikë në 23 ndeshje në Ligue 1 dhe kampionin gjerman që ka primatin në Bundesliga me 43 pikë në 20 ndeshje të zhvilluara.

Do të shohim një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Christophe Galtier dhe Julian Nagelsmann, të cilët kanë bërë zgjedhjen e njëmbëdhjetëshave startues.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Ramos, Nuno Mendes; Zaire-Emery, Verratti, Danilo Pereira; Carlos Soler; Messi, Neymar.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Sommer; Cancelo, Upamecano, De Ligt, Pavard; Kimmich, Goretzka; Sane, Musiala, Coman; Choupo-Moting.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme