Në Bruksel është formuar ekipi menaxhues për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Kështu të paktën thuhet në një komunikatë për media e dërguar nga ky ekip e që është shkruar në gjuhën shqipe dhe serbe.
Siç thuhet në komunikatë me vendimin e qeverisë në Prishtinë për të vendosur BKS-në urgjentisht, do të krijohen parakushte e nevojshme për kthimin e mijëra e mijëra serbëve në komunat me shumicë serbe, por edhe në vende të tjera në Kosovë “siç edhe në Metohi”, të cilat gjatë luftës ka qenë viktima e spastrimit më brutal etnik.
“Kjo konfirmon saktësinë e vendimit tonë që Lista Serbe të hyrë në koalicion me partinë e zotit Thaçi dhe zotit Mustafa. Me vendimin e tyre për të mbështetur fillimin urgjent të punës për themelimin e BKS-së është bërë hapi i parë i madh dhe i rëndësishëm drejt kthimit të besimit mes komuniteteve. Ky proces do të ndryshojë përgjithmonë Kosovën për të mirë dhe gjërat kurrë nuk do të jenë të njëjta “, thuhet në komunikatë.