Goran Grujevskit, ish-shefit të Drejtorisë së Pestë në MPB, do t’i gjykohet në mungesë. Prokuroria Speciale Publike edhe zyrtarisht do të pret njoftim nga policia se kundërzbuluesi Grujevski është i pakapshëm dhe kështu procesi për rastin “Fortesa 2” të vazhdojë edhe pse i njëjti është në arrati. Në gjykatë u shfaqën gjashtë koleget e tij nga Drejtoria, të akuzuara për djegien e dokumenteve zyrtare në lidhje me përgjimet e paligjshme. Gjykimi i radhës është caktuar për të hënën.
E kemi një të pandehur që nuk është i kapshëm. Edhe pse edhe gjykata ka bërë përpjekje, por edhe nga ana jonë kemi bërë përpjekje për të marrë njoftime, megjithatë besojmë se gjatë kësaj jave do të marrim edhe njoftim formal për kapshmërinë e të pandehurit, dhe javën e ardhshme do të vazhdojmë me gjykimin – deklaroi Lençe Ristovska, PSP.
Avokati Goran Grujevskit, ish-prokurori publik, Lupço Shvërgovski nuk ka njohuri për vendndodhjen e klientit të tij. Mbrojtja pajtohet që t’i gjykohet në mungesë, pasi MPB-ja dhe zyrtarisht me dokument do të dëshmojë se ai është i pakapshëm dhe është në arrati.
Ne si mbrojtje vlerësojmë se në procedurë të ndarë duhet ta përfaqësojmë, sepse jemi angazhuar nga djali i tij. Më parë ne kemi qenë të angazhuar ose unë personalisht kam qen i angazhuar nga ana e tij, por për shkak se i njëjti është i pakapshëm unë nuk mund të jap mbrojtje efektive. Me kërkesë të djalit të tij në procedurë të ndarë ne kemi rënë dakord me kolegët që ta përfaqësojmë – tha Lupço Shvrgovski, avokat.
Shvërgovski tha se gati një muaj presin vendim nga gjykata nëse do t’ia kthejnë pasaportën ish kreut të policisë sekrete Sasho Mijalkov. Duke u bazuar në praktikën e kryeministrit Zaev, pala mbrojtëse kërkoi sërish pasaportën për ish shefin e DSK-së Mijallkov. PSP-ja nuk pajtohet që pasaporta t’i kthehet, sepse nuk ka pasur kushte për të. Përveç Sasho Mijalkovit, pasaportën nga Gjykata Penale e ka kërkuar edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.