Forumi Rinor i Lëvizjes BESA: Ku është Universiteti “Nëna Terezë”?! (Video)

Të nderuar gazetarë, shqiptarë të dashur, Sot ne, aktivistët rinj të Lëvizjes BESA, erdhëm këtu që studentëve të rinj dhe profesorëve të Universitetit “Nëna Terezë” t’ua urojmë vitin e ri shkollor, t’i përgëzojmë për objektin e ri dhe t’u dëshirojmë suksese në punën e mëtejme. Përveç kësaj, kishim për qëllim ta falënderojmë ish ministrin e Arsimit, ekspertin e kimisë – z. Abdylhaqim Ademin, dhe ministrin aktual, që është pishtar i arsimit shqip në Maqedoni, për kontributin e madh që e kanë dhënë në ngritjen e këtij universiteti.

Megjithatë, gazetarë dhe shqiptarë të nderuar, ne u zhgënjyen. Këtu nuk paska as universitet, as studentë, as profesorë, por vetëm baltë dhe gurë. Që të mos na mashtrojë shikim ynë, morëm me vete edhe dylbi që e rrisin rezolucionin e shikimit, por përsëri këtu nuk pamë as universitet, as institut. Për fat të keq, këtu nuk gjetëm as studentë, as profesorë, as bibliotekë, bile as bufe që ta pimë një kafe.

Sidoqoftë, në dëshirojmë që me këtë rast ta falënderojmë pishtarin e Arsimit që i ka ndarë plot 160 mijë euro për ndërtimin e këtij objekti. Shpresojmë që ato para do ta bëjnë pastrimin e këtij vendi dhe mbase do ta mbjellin ndonjë lule që së paku iluzionet që ata i prodhojnë të na duken më të bukura. Dhe, mbase Pishtari i Arsimit në këtë mënyrë do të arrijë të mbajë gjallë ëndrrat e Musa Xhaferrit që në zgjedhjet lokale të vitit 2013kishte premtuar se këtu do të ngrihej objekti i Universitetit dhe i Institutit dhe heshtjen e Talat Xhaferit që, në zgjedhjet e vitit 2014, po ashtu kishte paralajmëruar se në këtë vend do të bëhej objekti i universitetit dhe i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Por, të besosh në ëndrrat e një Don Zhuani më parë mund të presësh që në këtë vend të ndërtohet diçka tjetër që nuk është universitet sesa një institucion arsimor.

Sidoqoftë, pasi u gjendëm në këtë situatë, duam të rikujtojmë se shqiptarët përfundimisht duan të kenë arsim cilësor, jo premtime e gënjeshtra që zgjasin tashmë katër vjet, jo fjalë e fotografi, por objekte dinjitoze arsimore, studentë të shkëlqyeshëm dhe profesorë që nuk hyjnë në universitet me libreza partiake.

Ju faleminderit dhe urime vitin shkollor për Universitetin “Nëna Terezë”!

https://www.youtube.com/watch?v=n0Jng2ZQOIs&feature=youtu.be

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme