FOTO/ Aksident në aksin Laç-Milot, makina përplaset me një autobus! Dy të plagosur dërgohen te Trauma

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Laç–Milot, pranë mbikalimit të Patokut, ku një automjet është përplasur me një autobus.


Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona, të cilët ndodheshin në makinën tip “Benz”.

Fatmirësisht, nga pasagjerët e autobusit nuk raportohet për të lënduar. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

lac milot aksident (1)

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia rrugore dhe pritet mbërritja e grupit hetimor, i cili do të punojë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen mes mjeteve.

lac milot aksident (2)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme