FOTO/ E fshehur në bidona plastikë, kapet sasi e madhe droge në Greqi, arrestohen dy shqiptarë! Ja çfarë është sekuestruar gjatë kontrollit në banesat e tyre

Dy trafikantë shqiptarë janë arrestuar në Greqi nga policia greke, pasi janë kapur duke transportuar në një mënyrë “të veçantë” 54 kg kanabis, nga Shqipëria drejt vendit fqinjë.


Mediat greke raportojnë se operacioni është zhvilluar në zonën e Diavaton, në një parking furgonësh, ku gjatë kontrollit në një automjet ka gjetur 4 bidona plastikë që përmbanin 20 pako me 20 kg 497 gram marijuanë, ndërsa në një furgon janë gjetur dhe sekuestruar 7 bidona të tjerë që përmbanin 32 pako me 33 kg 690 gram marijuanë.

Në pranga ra drejtuesi i automjetit 49 vjeç dhe drejtuesi i furgonit 58 vjeç, të dy shtetas shqiptarë. Policia greke ushtroi kontroll në banesën e 49-vjeçarit në zonën e Sikeon, ku u gjetën dhe sekuestruan rreth 259 gram kokainë, 2350 euro, 8 celularë, 1 motoçikletë, 143 gramë lëndë e papërcaktuar ende, 3 peshore elektronike dhe 15 paketime faramceutike.

Nga hetimet rezulton se 58-vjeçari kishte rolin e trafikimit të drogës nga Shqipëria më Greqi ndërsa 49-vjeçari kishte rolin e marrësit, magazinimit dhe shpërndarjes së drogës në Greqi.

Nga verifikimi rezulton se 58-vjeçari shqiptar rezulton person në kërkim në Greqi, i dënuar me 5 vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë për çështje droge.

Prej fillimi te vitit policia greke ka sekuestruar rreth 1.4 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme