FOTO/ Ekzekutimi i Elis Roshkodolit, publikohen pamjet nga magazina në Tiranë ku u çmontua mjeti i përdorur në krim! Si funksiononte skema e autorëve me mjetet e trafikuara nga Evropa

Në foton e mëposhtme paraqitet magazina në Tiranë, ku dyshohet se katër ekzekutorët e Elis Roshkodolit kanë çmontuar mjetin e përdorur në krimin vrasës ndaj 36 vjeçarit, me shpresën për të humbur gjurmët që policia t’i lidhë me ta.


Siç u raportua e më parë, policia me vijimësinë e zbardhjes së vrasjes së 36 vjeçarit, ka gjetur një magazinë në kryeqytet në të cilën u gjetën dhe u sekuestruan 3 mjete dhe disa pjesë të një automjeti, për të cilat u dyshuan se ishin nga makina e përdorur në atentatin ndaj Roshkodolit.

Këto mjete, katër autorët i trafikonin nga vendet e Evropës, e më pas i përdornin në skemat e tyre kriminale për ta bërë të vështirë diktimin e tyre.

Kujtojmë se është arrestuar një shtetas në lidhje me atentatin, Xh.M., 26 vjeç, ndërsa janë të shpallur në kërkim tre bashkëpunëtorët e tij, J.Xh., 31 vjeç, V.Xh., 38 vjeç dhe D.M., 42 vjeç.

I arrestuari akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, të kryera në bashkëpunim.

Ndërkohë, personat e shpallur në kërkim akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit;’ dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, të kryera në bashkëpunim.

Ekzekutimi i Elis Roshkodolit u bë më 30 gusht 2024, rreth orës 12:30 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër.

Ende nuk janë të qarta arsyet e vrasjes së 36 vjeçarit, por përfshirja e këtij të fundit në aktivitete kriminale, duke qenë kështu një emër i lakuar për autoritetet, nuk ka ngelur e përjashtuar nga grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje kriminale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme