Policia belge kurorëzoi të martën një mega-operacion kundër mafias shqiptare, i cilësuar si operacioni më i madh në historinë e vendit.
Dhjetëra shtëpi u bastisën dhe dhjetëra persona u arrestuan.
Por siç raporton portali më i madh belg, HLN, operacioni ka pasur edhe një sukses tjetër. Falë kësaj ndërhyrje është bërë e mundur të kapen plot 1.4 ton kokainë, e cila do të dërgohej në portin e Antverpës.
Mediat belge raportojnë se sipas autoriteteve kolumbiane, ngarkesa do të shkarkohej në portin e Antwerp dhe ishte e destinuar për “kartelin ballkanik”. Më pas lënda narkotike dyshohet se do të tregtohej në Spanjë, Itali e Britani të Madhe.
Mafia shqiptare e sillte kokainën në Europë nga vendet e Amerikës Latine. Ajo bashkëpunonte ngushtë me mafian italiane.
Operacioni u zhvillua kryesisht në Belgjikë, por edhe në Itali, Gjermani, Holandë, Spanjë dhe Kroaci.
© SYRI.net