FOTO/ Ky është 42-vjeçari Nikolin Nika, shkodrani që u gjet i vdekur në trotuar në Itali! Dyshohet se është vrarë nga…

Personi që shihni në foto është 42-vjeçari Nikolin Nika, shqiptari i cili është gjetur i vdekur me 3 plagë në qafë në një trotuar përpara një lokali në Viale Delle Vittoria në Bettola të Italisë, pasditen e 24 nëntorit.


Nikolin Nika (2)

Sipas mediave italiane, Nika është me origjin nga Shkodra dhe jetonte prej vitesh në Bettola. Ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët, njëri nëntë vjeç dhe tjetri i lindur më pak se një vit më parë.

Disa orë pas krimit të rëndë, policia italiane mësohet se vendosi në pranga një 62-vjeçar shqiptar, si autor të dyshuar të vrasjes së bashkatdhetarit të tij. I dyshuari është arrestuar në banesën e tij, pranë lokalit ku ka ndodhur vrasja e Nikës.

Edhe 62-vjeçari raportohet se ka pësuar disa lëndime në fytyrë dhe krahë, për shkak të të cilave ai me sa duket ka shkuar në shtëpinë e tij me qëllim të trajtimit mjekësor, ku më pas u arrestua.

Pas marrjes në pyetje, ai u dërgua në burg dhe akuzohet për vrasje me dashje, ndërsa mësohet se ka mohuar akuzat.

Nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur mes dy shqiptarëve, por ka dyshimet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes tyre në lokal.

Policia ka kryer kontrolle edhe në ambientet e lokalit, për të gjetur armën e krimit që dyshohet të jetë kaçavidë ose thikë, por ende nuk është gjetur asgjë.

Po ashtu policia ka sekuestruar edhe kamerat në zonë, të cilat do të zbardhin nëse në ngjarje ka edhe persona të tjerë të përshirë. Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe banakierin e lokalit, i cili ishte i hapur dhe më shumë se një person mund të ketë qenë dëshmitar i një debati midis dy shqiptarëve ose ka vënë re ndonjë gjë tjetër të dobishme për hetimin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme