Një aksident dramatik ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë pasditen e sotme, në afërsi të fshatit Kamenicë.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në tokë bujqësore.
Brenda mjetit kanë qenë dy persona, një djalë e një vajzë, të cilët u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.



