FOTOT/ Autoboti cisternë i gazit shpërthen në flakë në mes të rrugës Peqin-Elbasan, panik dhe bllokim qarkullimi! Raportohet se…

Një cisternë gazi është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, në zonën e Pajovës, duke u shkrumbuar plotësisht.


Zjarri ka përfshirë mjetin në pak minuta, ndërsa flakët dhe tymi i dendur janë parë nga larg, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës.

Për shkaqe sigurie, qarkullimi në këtë segment rrugor është bllokuar përkohësisht.

cisterna elbasan3

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe sigurimin e perimetrit.

cisterna

Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar.

cisterna2

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse.

cisterna elbasan2

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme