FOTO/ Një burrë i hodhi acid, 23-vjeçari shqiptar shpëton të fejuarën në New York! Pëson djegie në 30% të trupit

Një 23-vjeçar shqiptar ka pësuar lëndime të shumta në trup, pasi është djegur teksa shpëtoi të fejuarën dhe kushërirën e tij nga një 49- vjeçar, i cili i hodhi acid në një metro në Nju Jork.


Sipas mediave amerikane, shqiptari Petrit Alijaj, 23- vjeç është aktualisht duke marrë trajtim në spital.

Ai është fotografuar i mbuluar me fasha në pjesën e sipërme të trupit të tij në spitalin Presbyterian-Ëeill Cornell të Nju Jorkut, ndërsa mjekët thanë se ai kishte djegie në 30% të trupit dhe mund të qëndrojë në spital për të paktën një javë për t’u shëruar.

“Ia vlejti. Unë e mbrojta të fejuarën time me trupin tim”, tha ai për “The Post”.

Ai tregon se sulmuesi, i identifikuar më vonë si 49-vjeçari Nile Taylor, mbante një filxhan në dorë të mbushur me pak lëng dhe më pas e hodhi në drejtim të të dashurës së tij.

“Ai kishte një filxhan dhe kishte brenda diçka si vaj, bëri zjarr dhe e hodhi të gjithë”, tha ai.

Alijaj tha se pati mundësi të kthehej me trup për të mbrojtur të fejuarën dhe kushërirën e tij, të cilat ishin ulur pranë tij. Këmisha e tij mori flakë dhe ai menjëherë filloi të godiste veten me duar për të shuar flakët.

“E prekja veten për të shuar zjarrin. Kështu që ndërsa vrapoja, por unë po digjesha”, tha ai.

Pas ngjarjes, ai u pa duke u larë me ujë të ftohtë nga një zjarrfikës.

I riu shqiptar është shprehur se fillimisht nuk mendoi se djegiet ishin aq të këqija, por tha se e kuptoi se ishte i mbuluar me fshikëza me ujë kur mbërriti në spital me djegie në qafë, veshë, gjoks, krahë dhe dorën e majtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme