Familja Avdia ka hapur dyert e mortit, ku do të presë nderimet e fundit për vajzën e tyre 7-vjeçare që gjeti vdekjen në ditën e saj të parë të plazhit, teksa luante në breg të detit.
Ndërkohë gazetarja Esmeralda Keta e cila ka parë gjithçka ndodhi të martën e 2 gushtit, ka postuar sot disa foto të tjera nga plazhi i Potamit, ku në shezlongët e familjes Avdia ndodhen ende rrobat e tyre
Lule dhe një kukull është vendosur pranë vendit ku humbi jetën 7-vjeçarja./GSH