FOTO/ Pas sherrit vrau pronarin serb të lokalit në Gjermani, ky është autori kosovar dhe viktima i njohur për arte marciale

Një ngjarje e rëndë u regjistruan ditën e djeshme (28 prill) në Duaseldorf të Gjermanisë, ku një shtetas kosovar, ekzekutoi me armë zjarri një shtetas serb, pronar i një restoranti.


Pas debatit në ambientet e brendshme të restorantit, dy shtetasit kanë dalë jashtë për t’u sqaruar, por kosovari papritur ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë serbin.

Gazeta Insajderi mëson se i dyshuari është Rrustem Llapi. Ai është arrestuar nga policia.

Derisa, raportohet se i vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, i njohur për arte marciale.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktim njiheshin me njëri-tjetrin. Pas ngjarjes jashtë ambienteve të restorantit, raportohet se kosovari është rifutur brenda dhe ka kërcënuar klientët, para se të vihej në pranga nga autoritetet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme