Mjeti në foto, është mjeti tip “Golf” me të cilën autorët që ekzekutuan Gentjan Bejtjën më 15 mars në banesën e tij, u larguan nga vendngjarja.
I arrestuar si i një nga autorët e dyshuar është Ilir Beqaraj (alias Brahimi, alias Mançellari). Beqiraj është kushëriri i “ushtarit të Ervis Martinajt. Ilir Beqaraj alias Brahimi mësohet se është kushëri Ylli Brahimit, njeri i afërt me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
“Golf-i” mësohet se është në pronësi të 29-vjeçarit Edison Haxhiu dhe është përdorur nga 40-vjeçari Ilir Beqaraj.
Ditën e sotme (20 mars) policia ka zbardhur dinamikën e vrasjes së Gentjan Bejtjas, ndërsa është ndaluar edhe Edison Haxhiu, i cili akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje.
Sipas policisë, autorët janë afruar tek banesa e Gentjan Bejtjas me automjetin tip “Land Rover Discover” dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë-Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur makinën.
Më pas autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.