FOTO/ Policia u gjen kokainë dhe arsenal armësh në shtëpi, prangosen 3 shqiptarë dhe një grek. U sekuestrohen edhe të hollat

Mbi 10 kg kokaine dhe rreth 1 kg marijuanë, janë gjetur nga policia grekë në Athinë. Për posedimin e sendeve të paligjshme, kanë rënë në pranga 3 shqiptarë dhe 1 grek.


Arrestimet dhe sekuestrimi është kryer në kuadër të operacionit të policisë helene ne zonat e Zografos e Vuliagmenit.

Sipas mediave greke, janë kryer kontrolle në 3 banesa dhe 1 automjet taxi. Janë sekuestruar 10 kg 399 gram kokainë, 62 gram kokainë në gjendje të lëngshme, 900 gram marijuanë, 2 pistoleta, 13 fishekë, 625 euro, 60.000 lek shqiptare, 5 peshore, 8 celulare dhe 2 automjete.

Të gjithë të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës ku pritet të dalin përpara drejtësisë.

droga23

droga

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme