FOTO shokuese: Ushtaraku pi birrë me ‘këmbën’ e viktimës

Një raport i publikuar së fundmi ka arritur në përfundimin se ushtarët australianë, që kanë shërbyer në Afganistan, kanë kryer krime të rënda. Sipas raportit, ata kanë vrarë të paktën 39 civilë dhe robër, disa prej tyre duke i torturuar rëndë.

Por ndërsa raporti ka shokuar opinionin publik dhe politikën në Australi, gazeta britanike The Guardian ka publikuar një foto të rëndë.

Aty duket një ushtarak australian, teksa pi birrë në këmbën prostetike të një luftëtari të vrarë taliban. Luftëtari taliban ishte vrarë nga forcat speciale.

Kujtojmë se një ditë më parë pati përplasje mes Australisë dhe Kinës, pasi këta të fundit publikuan një foto-montazh ku duket një ushtar australian duke vrarë një fëmijë afgan.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme