(FOTO) S’kanë fund skandalet me urbanët jeshilë në Tiranë/ Një tjetër fiket në mes të kryqëzimit te ‘Jordan Misja’, kaosin në trafik s’e shmang dot as polici

Brenda një harku kohor prej 10 ditësh është shënuar incidenti i katërt me autobusët e linjave të transportit urban. Ditën e sotme, radhën e kishte autobusi i linjës “Qytet Studenti-Jordan Misja”, i cili ka pësuar defekt dhe ka mbetur në mes të rrugës.

Autobusi po dilte nga rruga “Jordan Misja” për të shkuar tek ish- stacioni i Trenit, por aty është fikur dhe nuk ka lëvizur nga vendi, duke shkaktuar kaos në trafikun e automjeteve, aq sa edhe polici i Rrugores i pranishëm në zonë, nuk mundi të menaxhonte situatën.

Ky është i katërti autobus brenda pak kohësh që haset në aksidente apo probleme teknike. Kujtojmë se, aksidenti i parë dhe më i rëndi ndodhi më 29 prill, ku një autobus i linjës së “Unazës së Re” në Tiranë u përplas me një makinë, dhe përfunduan në mes të lumit të Lanës. Aksidenti i frikshëm ndodhi  në orën 20:10 te kinema Agimi. Pesë persona mbetën të plagosur, por fatmirësisht nuk morën dëmtime serioze.

Më 2 maj, vetëm 3 ditë më pas një urban i linjës “Qytet Studenti – Jordan Misja” u përplas me stacionin në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” te ish-stacioni i Trenit.

Ndërkohë, në 4 maj,  autobusi i linjës “Kristal-Qendër” u përplas me një karrotrec po te stacioni i Trenit. Fatmirësisht nuk pati të lënduar./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme