Megaoperacion kundër pastrimit të parave në Lushnjë! Sekuestrohen mbi 100 mijë euro, procedohet poseduesi. Çfarë iu gjet në banesë

Një operacion kundër pastrimit të parave është kryer nga Policia e Shtetit, si rezultat i të cilit janë sekuestruar 108.600 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se pas gjetje së vlerave monetare, poseduesi i tyre është proceduar penalisht për veprat penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. R. janë gjetur një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonte dhe shumën e parave.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Roskovec, operacioni policor i koduar “Strumi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave.

Sekuestrohen 108.600 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme, një armë gjahu dhe municion luftarak.

Procedohet penalisht poseduesi i tyre, për veprat penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. R., 47 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonte dhe gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 108.600 euro, për të cilat 47-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. R. janë gjetur një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe shumën e parave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”./GSH

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme