FOTO/ Sulmi i Rusisë me raketa në Kiev, dëmtohet godina e ambasadës shqiptare, Ministria e Jashtme: U vu në rrezik jeta e personelit diplomatik

Sulmi me raketa i Rusisë ndaj Kievit ka sjellë dëmtime të godinës ku është e vendosur ambasada shqiptare.


Ministria e Jashtme, përmes një reagimi zyrtar, është shprehur se për shkak të këtij sulmi, duke dëmtuar godinën e ambasadës, është vënë në rrezik jeta e personelit diplomatik.

Fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë të lënduar, teksa bëhet me dije se ka dëme materiale të konsiderueshme.

Ministria e Jashtme dënon sulmin e Rusisë, teksa shkruan “Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare. Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht.”

NJOFTIM PËR MEDIAN

Një seri sulmesh ajrore të Federatës Ruse tronditën Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta në disa zona në kryeqytetin e Ukrainës.

Si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon pa asnjë mëdyshje këto sulme brutale. Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare. Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht.

ambasada e shqiperise ukraine (2)ambasada e shqiperise ukraine (1)ambasada e shqiperise ukraine (10)ambasada e shqiperise ukraine (9)ambasada e shqiperise ukraine (7)ambasada e shqiperise ukraine (6)ambasada e shqiperise ukraine (5)ambasada e shqiperise ukraine (4)ambasada e shqiperise ukraine (3)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme