Detaje të tjera janë mësuar në lidhje me ngjarjen e kësaj të enjteje në Durrës, ku u mbyt 18-vjeçari Anri Kashiku ndërsa po pushonte në bregdetin e Pisht Pallës.
Gazeta Shqiptare ka siguruar dhe foton e viktimës, i cili sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar dy të mitur nga mbytja. Mësohet se ai sapo ishte kthyer nga Anglia ku kishte jetuar për gjashtë vite.
I riu me origjinë nga Librazhdi dhe banim në Durrës kishte shkuar që i vogël në Angli dhe ishte kthyer pak ditë më parë në vendin tonë duke vendosur që disa ditë t’i kalonte në plazh me të afërmit dhe shokët ku edhe humbi jetën.
EMRI/ Kush është adoleshenti hero, që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar dy 15-vjeçarët
Anri Kashiku u zhduk në ujërat e Adriatikut mesditën e sotme teksa u fut për të nxjerrë nga deti vëllanë 15-vjeçar dhe një tjetër shok që po hasnin vështirësi për shkak të shtimit të dallgëve gjatë orëve të mesditës në këtë zonë.
Mbytet adoleshenti në Durrës, u fut në det për të shpëtuar dy 15-vjeçarë! Të miturit dalin në breg
Ndërkohë që i ka shpëtuar ata, 18-vjeçari nuk ka mundur të dalë vetë duke mbetur në ujë. Mësohet se në atë moment, në drejtim të të rinjve ka shkuar edhe një pedalone, por edhe ajo ka filluar të marrë ujë dhe është larguar nga vendi.
Policia e gjeti trupin e 18-vjeçarit pak orës pas humbjes vetëm 20 metra nga bregu i detit, por pa shenja jete.
Gjendet trupi i pajetë i 19-vjeçarit që shpëtoi dy të miturit në Durrës, por u mbyt vetë//GSH



