Presidenti historik Ibrahim Rugova, është ndër figurat me të shquara të popullit shqiptar. Ai kujtohet si presidenti i parë i Kosovës dhe arkitekt i pavarësisë së shtetit të tonë.
Më poshtë ju sjellim një fotografi të rrallë të tij në Washtingon, të cilën e ka publikuar Halil Matoshi, ku Rugova është i shoqëruar nga Shaqir Shaqiri, Jusuf Buxhovi, Anton Berishaj, Halil Matoshi Shkelzen Maliqi, Hivzi Islami, Tomë Berisha dhe Idriz Ajeti.
Fotografia është realizuar në vitin 1990, ku siç ka shkruar edhe Matoshi, atë botë po e kërkonin Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Metro
Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të 2006’ës në moshën 62 vjeçare. Ai njihej si ‘baba i kombit’ dhe si ‘Gandi i Ballkanit’.