Fotografi të reja nga aksidenti në Serbi ku humbën jetën shtatë persona e u lënduan 40 të tjerë

Ka shkuar në shtatë numri i viktimave nga aksidenti zinxhiror që ka ndodhur në autostradën Nish-Beograd. Si pasojë e aksidentit të tmerrshëm, deri tani janë regjistruar të paktën 37 të lënduar, shkruan B92, transmeton Periskopi

Autostrada është bllokuar në pjesën që të çon për në spital. Fotografi të reja të publikuara nga mediat serbe, tregojnë se si shumë makina u ndeshën me njëra tjetrën në rrugë.

Sipas deklaratës së policisë serbe, që e transmetojnë mediat, 35 deri në 40 persona kanë marrë lëndime serioze dhe më shumë se 40 makina janë të përfshira në aksident.

Në këtë pjesë të autostradës, në orën 7:30 të mëngjesit ndodhi një aksident trafiku ku shumë makina u përfshinë në të.             

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme