Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka asgjë kundër presidentit të vendit, Hashim Thaçi, por që është vetëm kundër idesë që të preket territori i vendit.
Haradinaj duke u përgjigjur para gazetarëve, ka thënë se nuk i janë dhënë premtime askujt që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të ketë kompetenca ekzekutive.
Ai këtu ka vazhduar me ecurinë e thumbimeve në distancë me presidentin Thaçi.
“Thaçi takohet me njerëz si ai [Milan Radojiçiq) edhe në Prishtinë edhe në Bruksel. Kam shumë respekt për Milan Radojiçiqin, Simiqin,… nuk ka premtime të tilla”.
“Qëndrimet për Asociacionin i dini, do të thotë veç çka thotë Kushtetua, këtë qëllim e kam pasë si me palët e brendshme dhe jashtme. Jam i respektueshëm nga serbët e Kosovës. Nuk kemi marrëveshje të tillë çfarë ka lajmërua presidenti”.
Haradinaj ka bërë më pastaj thirrje për maturi me rastin e rrahjes së dy shqiptarëve në Novi Sad gjatë ditës së djeshme.



