FOTOLAJM/ ‘Koalicioni Limon’, ata që do do të vendosin kancelarin

Pas zgjedhjeve në Gjermani, ka nisur beteja për koalicionet. Socialdemokratët e SPD kanë dalë të parët me një diferencë shumë të vogël dhe shpresojnë të ndërtojnë një ‘Koalicion Semafor’, duke përfshirë aty Të Gjelbrit dhe Liberalët. Koalicioni quhet i tillë për shkak se SPD ka ngjyrën e kuqe, Të Gjelbrit identifikohen me jeshilen, kurse Liberalët me të verdhën.

Por shpresat nuk kanë vdekur as për kristiandemokratët e CDU, që shpresojnë se mund të formojnë një ‘Koalicion Xhamajka’. Koalicioni quhet i tillë për shkak se CDU ka ngjyrën e zezë, Të Gjelbrit identifikohen me jeshilen, kurse Liberalët me të verdhën.

Por mbrëmë në Berlin u mbajt takimi i parë i atij që po njihet si ‘Koalicioni Limon’. Të Gjelbrit dhe Liberalët u takuan së bashku për të biseduar dhe për të treguar forcën. Janë pikërisht ata që vendosin se kush do të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.

Në selfie-n që po bën xhiron e rrjetit shihen drejtuesit e Të Gjelbërve, Annalena Baerbock dhe Robert Habeck si dhe kryetari dhe sekretari i Përgjithshëm i Liberalëve, Christian Lindner dhe Volker Wissing.

Për herë të parë në historinë e Gjermanisë, partitë e vogla takohen për të qartësuar pozicionin e tyre. Kjo për shkak se së bashku ata janë më të mëdhenj. SPD ka 206 deputetë, CDU/CSU ka 196 dhe Të Gjelbrit bashkë me Liberalët kanë 210 deputetë.

Negociatat e ‘Koalicionit Limon’ do nisin fillimisht me Olaf Scholz, kandidatin e SPD për kancelar. Por asgjë nuk mund të përjashtohet deri tani.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme