FOTOLAJM/ Protesta e 112-të kundër qeverisë! “SPAK-u po e mbush burgun plot”, mesazhet nëpërmjet pankartave, protestuesit kërkojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Mbahet sot në Tiranë protesta e 112-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, me pankarta në duar, përmes të cilave shprehin kundërshtimet e tyre ndaj qeverisë dhe paraqesin kërkesat që kanë ngritur gjatë protestave të njëpasnjëshme.

Në protestën e sotme, një nga çështjet kryesore të ngritura nga qytetarët është ndryshimi i Kodit Zgjedhor.

Tubimi vijon në Tiranë, ndërsa protestuesit kanë përsëritur kërkesat e tyre për ndryshime në sistemin zgjedhor dhe për garantimin e një procesi që, sipas tyre, duhet të jetë më përfaqësues dhe transparent.

The post FOTOLAJM/ Protesta e 112-të kundër qeverisë! “SPAK-u po e mbush burgun plot”, mesazhet nëpërmjet pankartave, protestuesit kërkojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme